Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Gjilan.
Viktima është Egzon Rafuna 22-vjeçar nga komuna e Gjilanit dhe i plagosuri i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore është Valdrin Halimi 29-vjeçar nga fshati Pogragjë të Gjilanit.
Sinjali ka kontaktuar me Drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini i cili ka thënë se viktima, Egzon Rafuna ka qenë pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.
Ndërkaq Emini ka bërë të ditur se i plagosuri, Valdrin Halimi ka dy plagë nga arma e zjarrit në regjionin e ijëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Një person ka ardhur pa shenja jete, vdekje me plagë nga armë zjarri, plagët kanë qenë në pjesën e majtë të gjoksit. Ndërkaq i plagosuri ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijeve, regjioni limbol. I plagosuri është dërguar për në Prishtinë. Është në gjendje të rëndë por me parametra stabile”ka thënë Emini.