Fjalë Kyçe

Arrestohet 25 vjeçari në Vushtrri për posedim të narkotikëve

Arrestohet 25 vjeçari në Vushtrri për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Vushtrri.

Arrestimi i tij është bërë për veprën penale “Posedim i narkotikëve”.

“Një urdhëresë e tillë është realizuar sot me datë 08.11.2021, ku rreth orës 20:00 në Vushtrri është ndaluar i dyshuari L.A., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr.142/2021, për veprën penale ‘Posedim i narkotikëve’.” Thuhet në njoftimin për media.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit