Pavarësisht se disa nëndegë të LDK-së kanë dalë kundër koalicionit me PDK-në, Bajrush Hoti në një përgjigje për Gazetën inFokus ka thënë se koalicioni me PDK-në nuk do të prishet në asnjë mënyrë.
“Po e pash në rrjetet sociale që kanë dal kundër një grup që ishin aty dhe aj grup para nënshkrimit të marrëveshjes nuk janë deklaruar kundër koalicionit me PDK-në, por janë deklaruar që do të jenë neutral. Koalicionin me PDK-në nuk do ta prishim në asnjë mënyrë”, ka thënë Bajrush Hoti.
Në zgjedhjet e 17 tetorit kandidati nga PDK, Isni Kilaj ka dalur i dyti, ku ka marrë gjithsej 6.383 vota apo 28.82%, ndërsa i pari kishte dalur kandidati nga NISMA, Ekrem Kastrati, i cili ka marrë 7.548 vota apo 34.08%.
Ndërsa kandidati nga LDK-ja, Bajrush Hoti, ka marrur 3.738 vota apo 16.88%.
Zgjedhjet për balotazh në 24 komunat e Republikës së Kosovës do të mbahen të dielën e 14 nëntorit.