Fjalë Kyçe

“Shkëndija” e Hajvalisë pa arsimtar të matematikës (VIDEO)

“Shkëndija” e Hajvalisë pa arsimtar të matematikës (VIDEO)

Që nga fillimi i vitit shkollor nxënësit e  shkollës fillore “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës, nuk po i mbajnë orët mësimore të lëndës së matematikës për shkak se mësimdhënësja është në pushim të lindjes.

Sipas drejtoreshës së shkollës, Minire Berisha, pas daljes në pushim të mësimdhënëses një mësuese kishte dhënë dorëheqje ende pa filluar punën dhe  pas dy jave një arsimtare tjetër për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nuk ka vazhduar të mbaj mësim.

Mirëpo, nga Drejtoria Komunale e Arsimit, i thanë Klanit se në momentin që kanë marrë ketë informacion nga drejtoresha e shkollës ju janë drejtuar  Zyrës për Burime Njerëzore.

Nga Zyra për Burime Njerëzore thanë për televizionin se brenda ditës do të bëhet shqyrtimi i lëndës dhe në qoftë se nuk ka ndonjë problem ligjor apo procedural kjo çështje do të përfundohet.