Fjalë Kyçe

Kurti: Nuk ka “Open Balkan” me një Serbi të mbyllur për Kosovën

Kurti: Nuk ka “Open Balkan” me një Serbi të mbyllur për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për iniciativën “Open Balkan”.

Ai ka thënë se Kosova nuk do të jetë pjesë e “Open Balkan” përderisa Serbia vazhdon me të njëjtin qëndrim karshi Kosovës, ku përmend aktin se Serbia nuk e njeh asnjë dokument të Kosovës.

“Nuk ka Ballkan të Hapur, me Serbi të mbyllur për Kosovën”, tha Kurti në ATV.

Ai iniciativat e tilla të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian , thotë se duhet parë me skepticizëm.