Kryeministri i Kosovës këtë të enjte ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Në këtë forum, Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Nga Qeveria e Kosovës nuk e kanë konfirmuar nëse Albin Kurti do të jetë folës në këtë forum i cili bën bashkë krerët e shteteve, kompanive të ndryshme dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
Forumi i Paqes në Paris do të mbahet këtë të enjte dhe të premte e në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.
Në këtë forum ndër të tjera pritet të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj.