Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen Vranjefc në Prishtinë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, sipas informacioneve fillestare.
Sipas videos, një veturë është shkatërruar pothuajse plotësisht si pasojë e aksidentit.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes shihet të jenë dalë edhe 2 autoambulanca.
Nuk dihet ende se sa persona janë lënduar.