Iber Alaj është pezulluar nga detyra e drejtorit të Departamentit të Sportit në Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Një javë më herët, Alaj është zëvendësuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së Sekretari Permanent në këtë ministri.
I kontaktuar nga KALLXO.com Alaj e ka konfirmuar pezullimin e tij nga pozita e drejtorit të Departamentit të Sportit në MKRS. Ai ka thënë se do të ankohet në instancat përkatëse për pezullimin e tij.
“Më herët jam zëvendësuar me një person tjetër nga pozita e ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa tashmë jam pezulluar nga pozita e drejtorit të Departamenti të Sportit”, ka thënë Alja për KALLXO.com.Ai e ka konsideruar të padrejtë pezullimin e tij dhe ka thënë se detyrat e tij në MKRS i ka kryer me nderë dhe në pajtim me ligjet në fuqi.