Fjalë Kyçe

Tentim vrasje në Fushë Kosovë, plagoset një person

Tentim vrasje në Fushë Kosovë, plagoset një person

Një person është plagosur sot në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

Ahmeti konfirmoi se i dyshuari është identifikuar dhe se është në kërkim të policisë.

“Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë më tutje ajo.