Fjalë Kyçe

Raundi i zytë i zgjedhjeve, mbi 1 mijë e 500 vota përmes postës

Raundi i zytë i zgjedhjeve, mbi 1 mijë e 500 vota përmes postës

Të premtën në mesnatë ka përfunduar procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime.

Ndërkaq, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mabhet nesër, me hapjen e qendrave të votimit që në orën shtatë të mengjesit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.