Një 13-vjeçar është përplasur nga makina sot në orën 12:10 në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit” në Tiranë.
”Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.
Sipas policisë, grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tch