Fjalë Kyçe

Identifikohet viktima e dytë e atentatit në Astir

Identifikohet viktima e dytë e atentatit në Astir

Armando Dumani 26-vjeç, është viktima e dytë e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për ABC se ai ka qenë pasagjer në Audin që drejtohej nga Erigers Mihasi, në momentin e atentatit.

Policia ndërkohë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.