Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 11:00, në votime kanë dalë 7,22% e qytetarëve me të drejtë vote.
“Sipas të dhënave preliminare, numri i qytetarëve me të drejtë vote të cilët kanë votuar është 7,22%”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencën e dytë KQZ-së për ditën e sotme.
Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale po zhvillohet në 21 komuna të Kosovës.