Një person ka humbur jetën në Vrellë të Istogut nga shembja e një muri të një mulliri të vjetër.
Viktima i moshës 57-vjeç dyshohet se kishte shkuar në mulli për të bluar drithëra kur papritmas është shembur muri i mullirit të vjetër.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 9 përmes telefonit Policia është informuar se tek një mulli në fshatin Vrellë në Istog është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person. Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova.
Vendi i ngjarjes është siguruar me shirit policor ndërsa ekipet përkatëse të policisë po merren me rastin.