Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita kanë votuar në shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.
Ish-kryeministri pas votimit tha se duhet shfrytëzuar e drejta e votës, duke shtuar se duke mos votuar e ndëshkojmë veten.
“Edhe Anita dhe unë e shfrytëzuam drejtën tonë të votës. I lus qytetarët që të dalin dhe të votojnë sepse duke mos votuar e ndëshkojnë veten… për katër vite do të jetojmë me një qeverisje që do të ndikojë gjithmonë, pra ju lutem votoni”, tha Haradinaj.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë 21 komunave në balotazh, është 1 260 571.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.