Fjalë Kyçe

“Sheiku i Opojës”: Secili ka të drejtë t’ia qes “kokrren” kujt të dojë

“Sheiku i Opojës”: Secili ka të drejtë t’ia qes “kokrren” kujt të dojë

Xhavit Ahmeti, banor i fshatit Bresanë i njohur si “Sheiku i Opojës” sapo ka votuar.

Ai u bë viral në rrjet nga një storie televizive andaj edhe pasi përfundoi procesin e votimit vendosi te bëjë një prononcim pikërisht për mediumin tonë.

Ai u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi në fshatin e tij. Madje në shaka tha se secili ka të drejtë ta qes “kokrren” kujt të dojë, raporton ATV.

“I përshëndes shumë qytetarët qe më duan, uroj të gjitha opojalitë të votojnë. E përshëndes gjithë Opojën e gjithë Kosovën”, tha ndër të tjera Ahmeti.