Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Nuk kemi detaje por hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk e dimë për kë bëhet fjalë por që do të marrim informata më vonë.”, tha ai.
Hashani tha se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.