Fjalë Kyçe

Policia ndalon veturën e dyshuar në kufi, gjen armë e municione

Policia ndalon veturën e dyshuar në kufi, gjen armë e municione

Mbrëmë stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative, në fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar.

“Njësitë policore kufitare kanë ndërmarrë veprime operative për verifikim si dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore, në të cilin gjendeshin, drejtuesi i automjeti , i dyshuari P.H. (1983),  mashkull kosovar si dhe një dëshmitar”, njofton policia.

Pas kontrollit në veturë janë gjetur armë dhe fishikë të cilat janë konfiskuar.

“Gjatë kontrollimit të hollësishëm të automjetit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar: 1  armë e  llojit ‘Benelli’ – prodhim italian, 1 armë e  llojit ‘Hastan’ – prodhim turk, 1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 ËIN, 1  pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm., 1  pako me 5 fishekë 12 mm., 1 pako me 9 fishekë të 12mm.,2 këllëfë të armëve të gjata”, ka njoftuar policia.

Pas kompletimit të rastit me urdhër të prokurorit, armët dhe municioni sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.