“Si shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani dua të informoj se Richard Grenell po gënjen kur po iu referohet qëndrimeve të Presidentes së Republikës së Kosovës”, shkruan Vela.
As Chief of Staff to President @VjosaOsmaniPRKS I want to inform that @RichardGrenell is lying when referring to statements by President of the Republic of #Kosovo. https://t.co/LJHD7dH11A
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 15, 2021
Në një postim të tij të mëhershëm, Grenell tha se populli i Kosovës i ka dhënë mesazh të qartë Albin Kurtit pas refuzimit të projektit amerikan të Gazit dhe Marrëveshjes së Washingtonit, e gjithashtu shtoi se presidentja Vjosa Osmani nuk pajtohet me kryeministrin Kurti dhe se këtë ia ka bërë të qartë SHBA-ve.