Ka mbetur edhe pak kohë deri në festivalin “Sunny Hill”.
“Sunny Hill Festival” këtë vit do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht në ambientet e parkut të Gërmisë, shkruan lajmi.net.
Tashmë kanë nisur të publikohen emrat e artistëve që do të performojnë në këtë festival, e që edhe këtë vit pritet të jetë i paharruar.
Një nga artistët që do të performojë në “Sunny Hill” është edhe Ledri Vula, i cili pritet të ‘ndez’ atmosferën në këtë skenë.
Përveç tij, do të performojnë edhe Njomza dhe Kida si dhe DJ i njohur australian Generik.