Fjalë Kyçe

E plagosën pronarin e argjendarisë në Prizren, të dyshuarit ia vënë flakën veturës me të cilën qarkullonin

E plagosën pronarin e argjendarisë në Prizren, të dyshuarit ia vënë flakën veturës me të cilën qarkullonin

Pak më parë persona të armatosur kanë tentuar të kryenin vjedhje në një argjendari në Prizren, ku si pasojë kanë plagosur pronarin e dyqanit.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, derisa veturës me të cilën qarkullonin ia kanë vënë zjarrin.

Rasti është konfirmuar nga Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Më poshtë gjeni pamjet teksa digjet vetura në Lubizhdë të Prizrenit.