Pak minuta më për një tentim grabitje ka ndoshur në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se i plagosuri gjatë kësaj tentim grabitjeje ka mbetur pronari i argjendarisë.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast janë tre të dyshuar që më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Tre persona të dyshuar të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari, ku ka mbetur i plagosur njëri nga pronarët, por është jashtë rrezikut për jetë“.
Siç mëson Sinjali, pronari i argjendarisë që u plagos sonte është Osman Kasemi.