Banorët e Big Brother janë argëtuar paksa sonte, duke u larguar nga loja dhe koncentruar në ndeshjen Shqipëri-Andorrë
Shqipëri-Andorrë ishte ndeshja e fundit e Shqipërisë në kualifikimet për Katar 2022.
Këtë ndeshje e fitoi Shqipëria me një gol të realizuar nga Endrit Çekiçi nga penalltia.
Ata e kanë shijuar këtë fitore derisa në fillim të ndeshjes kënduan edhe himnin kombëtar.
Kujtojmë se Shqipëria deri në tri ndeshjet e fundit i kishte gjasat e mira për kualifikim në Botëror, por që nuk ia doli pasi që humbi dy ndeshjet kruciale, atë kundër Polonisë dhe kundër Anglisë të premten e kaluar.