Fjalë Kyçe

Gjakovari e lë pa ujë tërë fshatin, arrestohet për vetëgjyqësi

Gjakovari e lë pa ujë tërë fshatin, arrestohet për vetëgjyqësi

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili kishte lënë fshatin pa ujë për rreth dy orë e gjysmë, raporton Express

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së hënës.

Rasti është iniciuar si “Vetëgjyqësi”.

“Gjakovë, 15.11.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ndalur ujin, duke lënë fshatin pa ujë rreth dy orë e gjysmë”, ka njoftuar policia.

Pas arrestimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.