Nga sot në krye të Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë kirurgu shqiptar Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA.
Emërimin e tij në këtë post e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media.
Por kush është Rifat Latifi?
Rifat Latifi u lind në Kllodernicë të Skënderajt më 1955.
Shkollën fillore e përfundoi në Turiqec,ndërsa Shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Në vitin 1982 i përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe po atë vit emigroi në SHBA.
Fillimisht u vendos në Hjuston,ku punoi në hulumtime shkencore.
Specializimin për kirurgji e filloi në Klinikën e Klivlendit,pastaj e vazhdojë në Universitetin e Jelës,ndërsa specializimin e dytë në traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion e kreu në Nju Jork, College of Medicine.
Profesor universitar u bë pas 5 vjetve të mbarimit të specializimit dhe mbajti shumë poste akademike dhe organizative me rëndësi në mjekësinë botërore.
Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, Neë York, Doha.
Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan për shtetin e Arizonës.
Prof.Dr.Rifat Latifi, është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID.
Është laureat i çmimit prestigjioz dhënë nga “IDG’s Computerëorld Honors Program”, më 2011.
Prof. Latifi ka botuar disa libra për mjekësi (kirurgji,nutricion,
laparaskopi dhe telemjekësi) si dhe është autor i mbi 130 artikujve shkencorë.
Ai ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme, një vit në Klinikën e Klivelandit, e pastaj në Universitetin Yale, që të dy këto institucione, nga më të mirat në botën mjekësore.
Pas specializimeve, shkon në Richmond, Virxhinia për një kohë të shkurtër, por do të përfundonte shumë shpejt në Tucson, Arizona.
Sot, ai punon si profesor i kirurgjisë në Universitetin e Arizonës.
Rifat Latifi,M.D.,FACS,FICS ,punoi më përkushtim në afirmimin e shëndetësisë shqiptare.
Kontributi i tij është i madh në themelimin e shërbimit të telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipër.
Si ekspert në lëmin e kirurgjisë,përveç në universitete të ndryshme amerikane,për një kohë punojë edhe në Katar dhe në vende tjera botërore.
Në qendrat ku ai punoi u angazhua edhe në edukimin e mjekëve shqiptar.
Ai eton dhe vepron në SHBA.