Fjalë Kyçe

FOTO nga vendi ku motoçiklisti goditet nga vetura në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

FOTO nga vendi ku motoçiklisti goditet nga vetura në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot, rreth orës 13:00, në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi i lënduar është ngasësi i motoçikletës.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën  Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një  automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit një person ( ngasësi i motoçikletës)ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se Policia ka nisur hetimet për  zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit pamje nga ky aksident.