Fjalë Kyçe

​Urdhërohet dëbimi i katër shtetasve rusë që hynë ilegalisht në Kosovë

​Urdhërohet dëbimi i katër shtetasve rusë që hynë ilegalisht në Kosovë

Katër shtetas rusë janë ndaluar në regjionin e Leposaviqit me dyshimin se e kanë kaluar vendkalimin kufitar pa autorizim.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se për katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, është ngritur aktakuzë me urdhër ndëshkimor për shkak të veprës së lartcekur, si dhe është urdhëruar dëbimi i tyre nga Kosova.

Policia e Kosovës të hënën ka njoftuar se në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG, në të cilën ndodheshin katër persona (shtetas të huaj rusë) të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Katër personat e ndaluar të cilët të gjithë ishin shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare.