Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së martës në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Bardhosh.
Një veturë ka goditur një person me ç’rast ka marrë lëndime trupore.
Sipas pamjeve shihet se dhjetra persona janë grumbulluar që të ofrojnë ndihmën e tyre personit të lënduar.
Deri më tani nuk ka arritur autoambulanca në vendin e ngjarjes.