Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar gjatë ditës së sotme ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili u deklarua për rezultatin e zgjedhjeve lokale duke përmendur edhe disfatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës ‘Guxo’.
Peci e ka quajtur Mustafën “pensionist”, duke thënë se sa ishte në krye të LDK-së, e kishte dërguar partinë në skaj të ekzistencës.
Tutje, Peci e ka akuzuar Mustafën se ka qenë gjithmonë në dispozicion të Partisë Demokratike të Kosovës, kurdo që ajo ka pasur nevojë.