Fjalë Kyçe

Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Viti, dyshohet se u dhunua

Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Viti, dyshohet se u dhunua

Gazeta Sinjali dje raportoi se një nënë nga Vitia e kishte dërguar në shkollë vajzën e saj të mitur, por e cila nuk është kthyer më në shtëpi. Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar se e mitura dyshohet se është dhunuar.

Sipas Policisë, i dyshuari për dhunimin e të miturës është arrestuar. I njëjti e ka pranuar se e ka kryer këtë vepër.

Në njoftimin e Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.