Një person është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij, në rrugën “Ymer Prizreni”, në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugën “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij, menjëherë të gjitha njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.