Fjalë Kyçe

Ministrit të Mbrojtjes i shtohet edhe një këshilltar amerikan

Ministrit të Mbrojtjes i shtohet edhe një këshilltar amerikan

Ekipit të këshilltarëve të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i është shtuar edhe një këshilltar amerikan.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Mehaj përmes një postimi në Facebook.

Mehaj ka thënë se këshilltari amerikan është Joe Duncan, i cili do të jetë këshilltar për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim.

“Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim këshilltarin tim amerikan për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim, z. Joe Duncan. Në procesin e reformës ligjore, administrative, organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat e tjera, eksperienca amerikane është jetike për ne”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.