Fjalë Kyçe

“U godit në kokë me shpikë”, flasin nga kompania “Pastrimi” pas sulmit ndaj punëtorit të tyre

“U godit në kokë me shpikë”, flasin nga kompania “Pastrimi” pas sulmit ndaj punëtorit të tyre

Një punëtor i Kompanisë Pastrimi ka marrë lëndime në kokë pasi u godit me një mjet të fortë nga një person që dyshohet të jetë me probleme mentale.

Lajmi është konfirmuar nga Kompania “Pastrimi”

Menaxheri i kësaj kompanie Behram Gashi, ka thënë se punëtori i tyre u godit me mjet të fortë në kokë.

“Është e vërtetë që ka ndodhur. Punëtori P.G është goditur nga një person me shipkë në kokë dhe në dorë, e momentalisht ndodhet në emergjencë, por më shumë nuk dijmë”, tha menaxheri i kompanisë Pastrimi, Behram Gashi për Gazetën Online Reporteri.net.