Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.
I riu është gjetur i vetëvarur, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.
Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij”, njofton policia, përcjell tch.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.