Fjalë Kyçe

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-plaçkitjen e argjendarisë në Prizren ku u plagosën babë e bir

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-plaçkitjen e argjendarisë në Prizren ku u plagosën babë e bir

Janë arresuar dy personat e dyshuar për tentim-plaqkitjen e cila ndodhi ditë më parë në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ju njoftoj se sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren, me ç’rast janë plagosur babë e bir. Tashmë disa lokacione janë duke u bastisur. Të dyshuarit kanë qenë të arrestuar deri vonë për plaçkitje të mëhershme, por fatkeqësisht gjykata i ka liruar në procedurë të rregullt, e tash janë riarrestuar”, tha Kurti.