Fjalë Kyçe

Policia sekuestron tri armë në Mitrovicë

Policia sekuestron tri armë në Mitrovicë

Njësitet  policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në  Mitrovicën e Jugut,  në dy raste të ndryshme kanë  sekuestruar tri armë.

“Në rastin  e parë, sekuestrimi i dy  armëve është realizuar në orët e mbrëmjes, të datës 17 nëntor 2021, në kohën kur njësia policore gjatë patrullimit në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Bajgorë, në cep të rrugës kanë identifikuar në një çantë ku pas kontrollimit  në çantë janë gjetur dhe sekuestruar dy armë llojit pistoleta me 10 fishek.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mbi këto dëshmi materiale, hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime, nga hetimet fillestare kanë arritur të identifikojnë identitetin e tre personave të dyshuar të cilët mbeten në kërkim policor.

Nga hetimet e deritanishme, behet e ditur se personat e dyshuar me qëllim të shmangies dhe fshehjes së armëve,  nga vetura e tyre kanë hedhur çantën  në të cilën janë gjetur dy armët. Rrjedha hetimore  në drejtim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve është duke vazhduar.

Ndërsa në rastin e dytë sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 10:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit ” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi patrulluese gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit  pushkë gjuetie me dy fishek, për të cilën i dyshuari R.D., 34 vjeçar, nuk posedonte leje, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë rregullt. Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.