Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit.
Kjo është bërë e ditur pëmes një postimi në faqen zyrtare të KRU “Prishtina” se ndërpreja do jetë nga ora 10:00-15:00.
“Prishtinë, 18 nëntor – Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, pasi kemi marrë informacione nga KEDS, nesër më datë 19 nëntor 2021 , e premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit: Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00.”, thuhet në njoftim.