Një rast i rëndë është bërë publik sot në qytetin ne Vlorës, ku xhaxhai ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare. 11-vjeçarja është mbesa e 54-vjeçarit me iniciale A.D.
Denoncimin e ka bërë në polici vetë babai i vajzës, i cili ka shkuar në komisariat bashkë me 11-vjeçaren. Para efektivëve, e vogla ka pranuar ngacmimin, duke treguar se 54-vjeçari është përpjekur ta puthë në buzë.
Shtetasi me iniciale A.D. vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa konfirmohet se vajza nuk është abuzuar seksualisht.
Policia nuk përjashton as mundësinë e ndonjë skenari hakmarrjeje nga vëllai, ndërsa çdo gjë pritet të konfirmohet nga veprimet hetimore.
Ngacmimet seksuale të të miturit janë një ndër problemet kryesore në vendin tonë që kohët e fundit po bëhen më shumë publike për shkak të ndërgjegjësimit dhe denoncimeve.