I është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit E.F. pasi dyshohet se ka keqpëdorur seksualisht një të mitur në një motel në Gjilan.
Sipas njoftimit të Gjykatës, më 15 nëntor të këtij viti, i dyshuari dhe e mitura janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj kishin shkuar në një motel.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar tek motel. Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Ndryshe, e mitura ishte dhunuar në një hotel në rrugën Kllokot-Viti. Në ditën kur vajza u raportua si e zhdukur, ai ishte bashkë me të në motelin “Malibu”, që gjendet në rrugën Kllokot – Viti.
Sipas këtij raportimi, në këtë motel, 30-vjeçari dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht të miturën, ashtu që derisa kanë qëndruar rreth 3 orë në këtë motel, fillimisht duke e prekur e ledhatuar, e ka detyruar të kryej seks oral.