Fjalë Kyçe

Flet Xhulia Kurti vajza shqiptare që mori dhuratë të veçantë nga Bill Gates

Flet Xhulia Kurti  vajza shqiptare që mori dhuratë të veçantë nga Bill Gates

Xhulia Kurti është renditur e dyta në konkursin botërorë të shpikjeve të reja, projekti “Internet pa WIFI”.

Ajo në ATV ka treguar se për të realizuar këtë projekt i janë dashur rreth një vit e gjysmë.

“Jam renditur e dyta në botë në projekt që ka të bëj me lidhjen e kompjuterëve dhe celularëve me Internet pa WIFI. Nga idea deri tek prezentimi i projektit mu deshën rreth 1 vit e gjysmë kohë”, tha ajo.

Derisa ka treguar se është ndjerë shumë e nderuar që ka marrë dhuratë librin e Bill Gates ende pa dalur në treg.

“Po normalisht që po sepse është shumë i njohur për pjesën teknologjike dhe ka revolucionarizuar industrinë që prej vitëve të hershme, shumë para se të lindja unë, kështu që unë jam shumë e nderuar që e kam librin e tij”, tha Kurti.