Janë të rrallë liderët tanë politikë që ushtrojnë aktivitete të rregullta sportive. Një prej tyre është kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo vrapon rregullisht në parkun Gërmia, kurse në një postim të fundit thotë se këtë shprehi dëshiron t’ua transmetojë edhe fëmijëve të saj.
Postimi i plotë i Kusari-Lilajt:
“Krejt bohen, me rëndësi shneta”, e kemi fjalë ngushëlluese si popull.
Kur shtrohet pyetja, çka bëjme për shneten tonë çdo ditë të javës, përgjigja është … ?!?!
Vrapimi që e bëj për disa vite tash, më jep kënaqësi dhe më rrit qëndrueshmërinë për shumë sfida dhe gara edhe jashtë shtegut të vrapimit.
Jo gjithmonë e kuptojnë tjerët këtë punë. Besoj e marrin vesh me kohë.
Por, si prindër nuk do të bënim asgjë nëse nuk e përcjellim tutje shprehinë e shëndoshë tek fëmijët, të cilët sot janë të rrethuar më shumë se ne me shprehi jo të shëndosha.
Koha në natyrë i heq fëmijët nga teknologjia në shtëpi, nga mjedisi i mbyllur dhe ushqimi shpesh herë jo i shëndoshë.
Prindër të dashur, mos hezitoni, merrni fëmijët dhe dilni në natyrë, kaloni kohë me ta dhe mësojini gjërat me vlerë për jetën e shëndetshme dhe dashurinë për natyrën dhe mjedisin e pastër.
Këto orë të kaluara në natyrë janë parandalimi më i sigurt i sëmundjeve dhe problemeve tjera shëndetsore.
Jetoni jetën shëndetshëm dhe me pozitivitet.
Ky është një segment që ne e kontrollojmë për jetën tonë, askush tjetër nuk e sjellë këtë vendim për ne.