Fjalë Kyçe

Amerika mesazh Kosovës: Është koha të implementohen të gjitha vendimet e Kushtetueses

Amerika mesazh Kosovës: Është koha të implementohen të gjitha vendimet e Kushtetueses

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në ShBA. Caka atje është takuar dje me zv.ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve dhe Këshilltarin për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce C. Swartz, me të cilin diskutuan rreth gjyqësisë kushtetuese në Kosovë.

Për këtë takim kanë njoftuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasada ka thënë se është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të plotësohen vendet vakante në të.

“Institucionet e pavarura të drejtësisë në Kosovë janë jetike për demokracinë e saj. Është koha që të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të plotësohen vendet e lira në Gjykatë”, thuhet në postim.