Fjalë Kyçe

Spitali i Ferizajt, pajisjet me Mamograf për herë të parë

Spitali i Ferizajt, pajisjet me Mamograf për herë të parë

Në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të përgjithshme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pajisur me Mamograf, Spitalin e Ferizajt.

“Ky spital për herë të parë bëhet me paisje të Mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë. ShSKUK po punon në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët.”, thuhet në njoftim.

Furnizimi është mundësuar nga  huamarrja  e Bankës Botërore, përmes  Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të  projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.

Kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe Tomografi të Kompjuterizuar( CT), e cila është e teknklogjisë së lartë.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i rreze x