Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.
Vela përmes një postimi në “Twitter”, duke bashkangjitur edhe një link të MPJ-së së Serbisë ku flitet për një donacion prej 40 mijë vaksinave të “AstraZeneca” që Serbia ia bëri Ugandës.
“Vulin vazhdon të gënjejë duke përdorur gjuhë të urrejtjes. Serbia joshi vendet në Afrikë dhe Lindje të Mesme me donacione të vaksinave që të mos e njohin Kosovën”, ka shkruar Vela.
⛔️ #Serbia’s chief draft dodger #Vulin continues to lie while using hate speech.
Serbia lured countries in Africa & the Middle East with vaccine donations not to recognize #Kosovo.
See recent post on vaccine donation to Uganda, which refers to #Kosovo.https://t.co/2k0bhvioLi pic.twitter.com/We58rDIsex
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 21, 2021