Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka bërë të ditur se nesër për në Kosovë do të nisen 130 ushtarë kroatë, si pjesë e KFOR-it.
Në mesin e ushtarëve të cilët do të nisen për në Kosovë janë edhe gjashtë femra.
Ata pritet të nisen për në Kosovë me një ceremoni e cila do të zhvillohet nesër nga ora 10:30 në kazermën ”132 Brigada e Ushtrisë Kroate’ në Nasice, transmeton lajmi.net.
Ky është kontingjenti i 36-të me radhë në kuadër të ushtarëve kroatë që janë pjesë e NATO-s dhe që nisen për të shërbyer në shtetin e Kosovës.
Në ceremoninë e nesërme i pranishëm do të jetë edhe ministri i Mbrojtjes, Mario Banoziq.