Fjalë Kyçe

Policia jep detaje se si ndodhi rrahja për maska në qendrën tregtare në Prizren

Policia jep detaje se si ndodhi rrahja për maska në qendrën tregtare në Prizren

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një qendër tregtare në Prizren.

Rrahja ndodhi në mes të disa qytetarëve dhe punëtorit të sigurimit në këtë qendër.

Ndërsa nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit janë deklaruar lidhur me rastin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur se tashmë në stacionin policor janë shoqëruar katër persona, të përfshirë në këtë përleshje fizike, shkruan lajmi.net.

Poashtu është theksuar se arsyeja e përleshjes ishte mosbindja e qytetarëve ndaj punëtorit të sigurimit, i cili kishte kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren.

“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin policor janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryhen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”,deklaroi Gashi.