Avokati Mahmut Halimi, avokat i të akuzuarit Marko Roshiq, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka shprehur shqetësimet për prolongim të rastit.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit Serb, Ivanoviq.
“Asnjë anëtar i dëmtuarit të familjes nuk është prezentë për shkaqe të COVID 19, derisa tash salla është e mbushur me medie. Nesër klienti im i bënë tri vjet që qëndron në burg dhe këtu po bëhet një prapavijë”, tha ai.
Por gjyqtari, Valon Kurtaj, tha se nëse ka hamendësime të tilla të drejtohet në organet kompetente dhe nëse po e bënë vetëm për shou, të japë përgjegjësi.
“Nëse ti mendon atë veprim e kemi prokurorinë themelore deri në prokurorinë speciale. Dyert i ke qel. Mirëpo nëse nuk ke ndonjë akt apo provë duhet mbajtur përgjegjësi për deklarimet e caktuara”, tha ai./KSP