Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në të po trajtohen tre pacientë dhe se të tre janë të pavaksinuar.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ku tregohet puna e Spitalit gjatë vikendit të fundit, gjithashtu bëhet e ditur se dy nga ta janë me Oksigjeno terapi, njofton Klankosova.tv.
“Puna gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore: 1078 Vizita Specialistike; 85 Pranime; 202 Pacientë aktualisht të hospitalizuar; 15 Lindje, 7 djem dhe 8 vajza; 15 Operacione; 73 Hemodializa; Analiza: 507 pacientë që kanë bërë 6,118 analiza; “ shkruante në postim.
Tutje thuhet se janë kryer 1 mijë e 398 Rëntgene, 73 Ultra zëra, 27 CT-ja, tre Mamografi, si dhe 14 procedura fizioterapie.