Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes një kamioni dhe një veture, në Besi të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.