Fjalë Kyçe

Lajçak në takim me Kurtin: Patëm diskutim të thellë për rrugën përpara në dialog

Lajçak në takim me Kurtin: Patëm diskutim të thellë për rrugën përpara në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar në Vjenë të Austrisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajçak shkroi në Twitter se ka pasur një diskutim të thellë me kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale dhe dialogun.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.

Ndërkaq, javën e kaluar (të mërkurën), në Bruksel përfunduan bisedimet midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zyrtarët evropianë, por pa takim trepalësh mes tyre.